Putin ngacmon Britaninë: Ditën e dytë rresht bombarduesit rus i afrohen territorit të Britanisë, përcillen nga skuadronet e Typhoon

Aeroplanët luftarak Typhoon të Forcave Ajrore Mbretërore të Britanisë (RAF) janë nisur pas alarmit se bombardues strategjik rus po i afrohen zonës së interesit së Mbretërisë së Bashkuar. Incidenti dramatik vjen disa orë pas bisedës së tensionuar mes presidentit rus Putin dhe kryeministrit britanik Johnson, transmeton Gazeta Metro.

RAF ka nisur aeroplanët luftarak Typhoon për të përcjellë ‘fluturaket e paidentifikuara’ që po i afroheshin hapësirës ajrore britanike sot, vetëm një ditë pasi katër bombardues afër bregdetit të Skocisë.

Një xhirim dramatik dje ka zbuluar momentin kur Typhoon e RAF përcillnin katërshen e bombarduesve rus përtej bregdetit të Skocisë pasi që ata i ishin afruar hapësirës ajrore britanike mbi Detin e Zi.

Zona e interesit është larg nga ishujt e Britanisë dhe përfshinë hapësirën ndërkombëtare, për të cilën Mbretëria e Bashkuar për kontrollin e tyre dhe ofrimin e shërbimeve të kontrollit të trafikut ajror. Derisa operacioneve nuk janë të jashtëzakonshme, koha e këtij incidenti në ditën që kryeministri Johnson dhe Putin biseduan në telefon i dha peshë më shumë këtij incidenti.

Derisa tensionet vazhdojnë shtohen me më shumë se 100 mijë trupa që janë dislokuar janë mbledhur në kufi me Ukrainë. Putin ka dërguar edhe 30 mijë trupa ruse në kufirin mes Bjellorusisë dhe Ukrainës. Mes tyre edhe forca speciale Spetsnaz të mbështetura nga aeroplanë luftarak, sisteme e mbrojtjes ajrore, tanke kishte paralajmëruar NATO.