Putin propozon kryeministrin e ri

Presidenti Vladimir Putin propozoi sot si kryeministër të ri shefin e Administratës Tatimore, Mikhail Michoustine, një emër i panjohur për publikun e gjerë, sipas Kremlinit.

Presidenti e paraqiti kandidaturën e Michoustine-it në Douma, Dhoma e Ulët e parlamentit, që duhet ta formalizojë atë, sipas një deklarate të presidencës.

Në krye të Shërbimit Federal të Taksave që prej vitit 2010, propozimi për Michoustine është një kandidaturë e papritur. Sidoqoftë, ai ka reputacionin e një zyrtari të lartë të efektshëm.

Kandidatura vjen menjëherë pas njoftimit të befasishëm të dorëheqjes së kreut të qeverisë në detyrë për gati tetë vjet, Dmitry Medvedev, në vazhdën e një fjalimi nga presidenti rus që njoftoi reformat kushtetuese./atsh