PVD me peticion për shkarkimin e drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit

Forumi Rinor i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Preshevë sot ka filluar grumbullimin e nënshkrimeve të përkrahjes së Peticionit për shkarkimin e drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit “Presheva”, Driton Salihu.

Përmes një njoftimi në rrjetin social ‘Facebook’, PVD-ja ka njoftuar se përfundoi me sukses dhe pa asnjë incident mbledhja e nënshkrimeve.

“Për një afat prej 4 orëve (nga ora 11:00 deri ora 15:00), Peticionin e mbështetën 380 qytetarë.

“Kjo nismë e Forumit Rinor vjen si reagim ndaj abuzimit me personalitetin e nënkyetares së PVD – së, zonjës Ardita Sinani me publikimin e fotografisë të kamerave të sigurisë nga ana e drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se drejtori i Shtëpisë së Shëndetit “Presheva” në Preshevë, Driton Salihu para disa dite kishte publikuar  në ‘Facebook’ pamje nga kamerat e sigurisë , ku shihej kryetarja e PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani, me vjehrren e sëmurë.

Me këtë rast, gratë preshevare kishin reaguar ndaj veprimit të Salihut duke e gjykuar veprim të turpshëm dhe“kulmi i idiotësisë të udhëheqësve injorant”.