PVD-PDSH dhe LRPDSH arrijnë marrëveshjen, Sami Salihu kryetar i Preshevës

Pas dorëheqjes së kryetarit të kuvendit nga posti dhe prishjes së koalicionit mendohej se vendi do të udhëhiqej nga organi i përkohshëm dhe më vonë të shkojë në zgjedhje. Por pak ditë më vonë eshte arritur marrëveshja që koalicioni i përbërë nga PVD-PDSH dhe LRPDSH do te udhëheq pushtetin lokal.

Sipas informatave jo zyrtare mësohet se kryetar i komunës se Preshevës do te emërohet Sami Salihu ndërsa pozita e kryetarit të kuvendit do ti takojë PDSH-së.

Siç mëson Presheva.AL tashmë eshte pregatitur gjithçka dhe seanca eshte thirrur nesër me fillim nga ora 12:00, me çrast do te mësohen edhe postet ne institucionet publike ku themelues eshte Komuna se si janë ndarë.