PZAP-ja e hedh poshtë prapë kërkesën e VV-së për numërimin e votave të diasporës

Paneli zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa sapo e ka publikuar vendimin e marrë sot në lidhje me kërkesën e VV-së për numërimin e votave të ardhura nga diaspora, të cilat mbërritën në KQZ pas datës së zgjedhjeve.

Është publikuar raporti i PZAP-ës ku në të thuhet se refuzohet i pabazuar apeli i paraqitur nga subjekti politik LVV.