PZAP-ja merr vendim për votat e diasporës, por atë nuk e bënë publike deri para orës 16:00

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur për fatin e votave të ardhura nga diaspora, të cilat kishin mbërritur në KQZ pas datës së zgjedhjeve parlamentare.

Anëtari i PZAP-ës, Fejzullah Rexhepi, njoftoi se vendimi është marrë mirëpo tani nuk mund të bëhet publik sepse në fillim duhet të njoftohet subjekti politik i cili ka bërë kërkesë për numërimin e këtyre votave.

“PZAP-ja ka vendosur për votat e ardhura nga jashtë, vendimi është marrë deri sa të përpilohet në formën e shkruar, por nuk kemi të drejtë ta bëjmë tani publike, por brenda ditës së sotme do të bëhet publike vendimi dhe medet do të kenë qasje në vendimin e marrur”, tha Rexhepi.

“Me rregull është që të njoftohet në fillim subjekti që ka parashtruar kërkesë”, tha ai.“Vendimi do të bëhet publik para orës 16:00”, shton ai.