Qëllohet me armë zjarri një person te “Myslym Shyri”

Qëllohet me armë zjarri një person në afërsi të rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë, ku paraprakisht dyshohet për atentat.

Rreth orës 11:30 të ditës së sotme në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri një person.

I plagosuri rreth 30 vjeç, nuk është identifikuar ende, ndërkohë që u qëllua pranë një objekti në rikonstruksion.

Të riut i është dhënë ndihma e parë dhe u transportua në spital për ndihmë të specializuar.

Aktualisht grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.