Godet përsëri hoxha nga Peja: Ata myslimanë që besojnë në ekzistencën e djallit, besojnë në dy perëndi

Hoxha nga Peja, Drilon Gashi për momentin i suspenduar nga Bashkësia Islame e Kosovës, ditëve të fundit bëri bujë me disa deklarata, ku ndër të tjera tha se djalli nuk ekziston.

I kritikuar shumë për këtë qëndrim, Gashi ka vendosur t’u përgjigjet edhe një herë kritikëve duke argumentuar se nëse një person beson në ekzistencën e djallit, ai realisht beson në dualizëm dhe dy perëndi.

Gashi ka thënë se ata myslimanë që besojnë në ekzistencën e Zoti, realisht besojnë në dy perëndi, Zoti i parë Allahu dhe tjetri [Shejtani], që sipas tyre është armiku i Allahut.

“Shumë myslimanë edhe pse pretendojnë që ka një Zot që sundon gjithësinë, në momentin që këmbëngulin në ekzistencën e djallit, ata realisht besojnë në dualizëm dhe dy perëndi, Zoti i parë Allahu dhe tjetri [Shejtani], që sipas tyre është armiku i Allahut!!!

Pavarësisht përpjekjeve të tyre, duke përdorur shkencën moderne, kiminë, gjetjet më të reja në fizikë dhe logjikën e shëndoshë, ata nuk po mund të ma vërtetojnë mua ekzistencën e kësaj perëndisë tjetër.”, ka shkruar Gashi.