Qëllohet në këmbë 38-vjeçari (Emri+detaje)

Një 38-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në këmbë pas një sherri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të mbrëmjes së sotme në rrugë në zonën e Saukut, pranë Sanatoriumit.

I plagosuri është Santi Xhaferri, ndërsa është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Nga të dhënat e para dyshohet se 38-vjeçari është konfliktuar fizikisht me një tjetër person, i cili më pas e ka qëlluar me armë duke e plagosur në këmbë.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur motivet e sherrit që çuan në përplasjen fizike dhe plagosjen, raporton Report Tv.