Qëndron Kastrati sulmohet me vezë në Kamenicë (video)

Qëndron Kastrati sulmohet me vezë në Kamenicë

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, është sulmuar me vezë sot në fshatin Hodonoc.

Ai kishte pasur takime me disa banorë të këtij fshati për të debatuar për disa reforma në arsim, njofton Klan Kosova.

Dyshohet se këto reforma ishin edhe arsyeja pse u sulmua vetura e Kastratit.

Lexuesit e Klan Kosovës kanë dërguar edhe disa video nga ngjarja e sotme, ndërsa zëdhënësit e komunës nuk kanë qenë të qasshëm.

https://youtu.be/16jdry4BQ1g