Qeni sulmon 33-vjeçarin në sheshin e Prishtinës

Në orët e mbrëmjes së sotme një person është sulmuar nga një qen në njërin nga sheshet e Prishtinës.

Kështu tregojnë burimet e Indeksonline. Viktima me iniciale B.B. i përket moshës 33-vjeçare dhe pas sulmit, ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore pas këtij rasti.

Qentë endacakë vazhdojnë të mbesin një problem në gjithë vendin.