Qentë kafshojnë një djalë e një burrë, polici i qëllon

Një adoleshent dhe një burrë janë lënduar në sulmin e një kopeje qensh në rrethin Pasco në Flordia, ndërsa një polic i ka ndaluar kafshët e egëruara duke shtënë në njërin prej qenve, transmeton Gazeta Metro.

Në videon e policisë mund të shihet se si qentë nisen drejt policit, i cili i kërcënon me revole.

“Hej! Ikni!”, bërtet polici dhe në një çast shtie në ta, pastaj dëgjohet ciatja dhe qentë ikin.

Njeriut po i del gjak… E qëllova një qen”, njofton polici qendrën.

Incidenti ka ndodhur në afërsi të parkut natyror Crews Lake në Floriuda. Djalin (15) qeni e ka kafshuar deri sa po shkonte në shkollë, ndërsa burri të cilin kopeja e qenve e ka rrëzuar në tokë ka pësuar lëndime serioze në të dy këmbët.

Qeni i plagosur në fund është vënë në gjumë me kerkesën e pronarit. Burri i lënduar ka thënë se qentë u shfaqën nga asgjëkundi

https://youtu.be/4V4hjC8cFSs