Qeveri Kurti anulon një vendim të marrë nga qeveria Hoti

Qeveria e Albin Kurtit ka anuluar një vendim të marrë nga qeveria paraprake e Avdullah Hotit.

Qeveria Kurti ka anuluar sot vendimin e datës 24 dhjetor të vitit 2020, ku ishin dërguar për miratim në Kuvend propozimet për kandidatët kryesues për Bordin e ZRRE-së.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha gjatë mbledhjes se emrat e dërguar nga qeveria Kurti nuk kishin plotësuar kriteret.

Madje sipas Kurtit, ka pasur edhe shpërputhje me rekomandimet e ambasadës së Britanisë në lidhje me këtë proces.

Kësisoj, Kurti ka thënë se do të synohet një proces transparent i zgjedhjes së Bordit, me anë të rekrutimit të personave të pavarur e profesionist.