Qeveria dhe Sindikata s’merren vesh, edhe kjo javë nis me grevë

Greva do të vazhdojë edhe më tutje, ka bërë të ditur Sindikata e Arsimit, të dielën.

Kjo pasi, takimi i së shtunës në mes kryeministrit, Albin Kurtit dhe kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, ka dështuar të realizohet zgjidhja.

Hykolli, të dielën iu ka kumtuar grevistëve që me Kurtin ka debatuar, por zgjidhje s’ka pasur.

Sindikata po kërkon 100 euro shtesa, ndërkaq Qeveria ka ndarë nga 50 euro shtesa për të gjithë punonjësit publikë.

Pra sindikata kërkon nga mësimdhënësit të mos dalin sot në punë.

Greva ka nisur më 25 gusht dhe sindikata zotohet se nuk do të ndërpritet derisa të ju zbatohen kërkesat.