Qeveria e Malit të Zi: Fusnota e vendosur ndaj Kosovës është “gabim teknik”

Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi, ka dalë me një deklaratë pas bujës që është bërë sot se ky shtet e ka shënuar Kosovën me fusnontë në një dokument të sajin zyrtar. Ata kanë bërë të ditur se ky ka qenë “gabim teknik”.

Sot gjatë ditur në një nga dokumentet e para të Qeverisë së re të Malit të Zi dhe të Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi, i cili u referohet masave të reja kundër pandemisë COVID-19, Kosova u shënua me fusnotë.

Yllin pranë emrit zakonisht e vendosin vetëm disa vende që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.

“Gjatë përgatitjes së tabelës me masat e reja kundër pandemisë COVID-19, ka ndodhur një gabim teknik, me ç’rast Kosova është paraqitur me fusnotë. Menjëherë pasi është vërejtur, shërbimet informative të Ministrisë së Shëndetësisë e kanë përmirësuar gabimin, gjë që mund të shihet edhe në ueb-faqen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe në Gazetën Zyrtare të Malit të Zi”, thuhet në një deklaratë të shërbimit për shtyp të Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në njoftim.

Deri më tani në të gjitha dokumentet e deritashme zyrtare të Qeverisë malazeze, Kosova është trajtuar në përputhje me vendimin për njohjen e pavarësisë së saj, përkatësisht pa yll në emër.

Ministrie e Shëndetësisë në Mal të Zi është mjekja Jellena Boroviniq Bojoviq.