Zyrtari i LDK-së, për anëtarët e VV-së: Ujku qimen e ndërron por zakonin s’e harron!

Zyrtari i LDK-së, për anëtarët e VV-së: Ujku qimen e ndërron por zakonin s’e harron!

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka reaguar në lidhje me sulmin me vezë që i është bërë një ditë më herët kandidatit të LDK-së për Prishtinën.

Përparim Rama, është sulmuar nga persona të panjohur, gjatë një tubimi në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Sulmuesit janë dëgjuar duke thirrur “Vetëvendosje”, ndonëse zyrtarisht nuk është konfirmuar se ata janë anëtarë të kësaj partie.

Për Gecajn ka mjaftuar që thirrja e tyre të merret si fakt që ata janë pjesë e VV-së.

Për këtë edhe ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, se: “Ujku qimen [opozitë-pushtet] e ndërron por zakonin [dhunën] s’e harron!”