Qeveria e miraton Projektligjin për Buxhetin e vitit 2024, vlera 3 miliardë e 314 milionë euro

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku ka miratuar projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2024.

Ky projektligj do të procedohet në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim dhe miratim.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka lavdëruar punën e Qeverisë për gjatë mandatit të tij, teksa ka njoftuar se buxheti për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro.

Projektligji mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024 ka qenë e vetmja pikë e rendit të ditës për mbledhjen e sotme të Qeverisë.