Hysaj tradhtohet nga Napoli, Atletico Madrid nënshkruan me Trippier

Atletico Madrid ka hequr dorë nga Elseid Hysaj pasi ekipi spanjoll e ka zyrtarizuar blerjen e mbrojtësit anglez Kieran Trippier.

Transferimi u bë për shifrën e 20 milionë eurove.

28 vjeçari u bashkua me Tottenhamin në vitin 2015 nga Burley dhe ka luajtur 100 ndeshje, ku ishte pjesë e formacionit edhe në finalen e Champions League kundër Liverpoolit, shkruan Top Channel.

Trippier nuk ishte pjesë e planeve të trajnerit Pochettino dhe ai u bashkua me Atletico Madridin. Hysaj tashmë do të vazhdojë të shikojë për një ekip tjetër.

Shuma e madhe e parave që kërkoi Napoli bëri që Hysaj të mos transferohej tek Atletico Madridi.