Qeveria e Shqipërisë ndan 50 mijë euro për shërimin e Bujar Bukoshit

Qeveria e Shqipërisë të enjten e 28 dhjetorit, ka marrë vendim që të ndajë 50 mijë euro për trajtimin e Bujar Bukoshit, kryeministër i Kosovës në ekzil para luftës.

Vendimi i marrë nga kryeministri shqiptar Rama sot është publikuar në Fletoren Zyrtare.

Qeveria shqiptare do të mbulojë me 50 mijë euro shpenzimet e mjekimit të Bukoshit.

“Me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave vendosi bulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Bujar Bukoshi, në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë.”, thuhet nw vendim.

Ky fond përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Në vendim thuhet se pagesa bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.

Edhe, Qeveria e Kosovës ka ndarë disa herë mjete për mbulimin e shpenzimeve të shërimit të ish-kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshi.

Ndryshe, Bukoshi ka kohë që ka pushuar aktivitetin politik për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.