Qeveria Kurti “fshesë” edhe KEK-ut, shkarkohet bordi dhe emërohen katër anëtarë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shkarkuar të gjithë anëtarët e Bordit të Ndërmarrjen Publike “Korportata Energjetike e Kosovës”, shkruan Gazeta Blic.

Në vendimin e qeverisë në detyrë ceken edhe arsyet e shkarkimit, teksa në vendim, është emëruar edhe bordi i ri.

Në vendimin e siguruar nga Gazeta Blic, emrat e anëtarëve të rinj të Bordit të KEK-ut janë: Rrezarta Pllana, Merita Kasapolli, Arbnor Pula dhe Bezat Halilaj.