Qeveria me mbedhje të jashtëzakonshme në ora 20:00

Teksa Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka cilësuar koronavirusin pandemi vetëm pak orë më parë, Qeveria e Kosovës ka vendosur të mblidhet, për të ndërmarrë masa kundër kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.

Qeveria e Kosovës ka thirrur një mbledhje urgjente, në natën e së mërkurës. Kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e tij do të mblidhen në orën 20:00.

Ndonëse në një njoftim nga Qeveria për mbledhjen e saj nuk është bërë e ditur arsyeja e tubimit të ministrave, e as agjenda e takimit, mësohet se masat kundër koronavirusit do të jetë çështja kryesore e diskutimit.

Sipas burimeve, Qeveria Kurti pritet të vendosë për pexullimin e procesit mësimor në Kosovë, në të gjitha nivelet.