Qeveria merr vendim të mbyllen kafiteritë, restorantet, qendrat tregtare…

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë së Kosovës që është mbajtur sonte është marrë vendim që të mbyllen të gjitha kafiteritë, restorantet dhe qendrat tregtare.

Këto masa të reja janë ndërmarrë pas paraqitjes së dy rasteve me koronavirus në Kosovë.

“Mbyllja e kafiterive, restoranteve, mbyllja e tregjeve. Reduktohet stafi në çdo institucion publik, përpos shëndetësisë dhe sigurisë. Kompanitë private urdhërohen që punëtorët t’i kryejnë punët nga shtëpia…”, ka thënë Kurti.

Dy rastet e para me koronavirus në Kosovë janë konfirmuar gjatë ditës së sotme përmes një konference për media nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.