Edi Rama: Shqipëria nuk është në linjë me deklaratën e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Shqipëria nuk i ka dhënë mbështetje deklaratës së Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, të bërë nga shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell më 19 shtator, kanë bërë të ditura burimet diplomatike për Euronews.

Kjo, sipas Euronews, është hera e parë që Shqipëria nuk është në të njëjtën linjë me BE-në në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria për herë të parë nuk linjëzohet me deklaratën e BE të 18 shtatorit mbi dialogun Kosovë Serbi.

Rama tha sot se ajo deklaratë nuk përmban një reagim mbi sulmin në veri të Kosovës ku u vra një polic.

“Ky qëndrim lidhet me faktin se deklarata e BE është një deklaratë që përfaqëson se çfarë detyrimesh ka Kosova ne raport me dialogun por ka një problem që si përgjigjet realitetit të ditëve të fundit”, tha Rama.

“E kemi te pamundur t’i bashkohemi pa parë një reagim për ngjarjen e ditëve të fundit ku është vrarë një efektif i Kosovës nga një grup kriminal që donte të ushtronte terror në veri e pasuar me shpalljen e një dite zie në Beograd. Kjo është e papranueshme, madje e dënueshme”, ka thënë Rama.