Qeveria miraton vendimin për emërimin e bordit të përkohshëm të “Trepçës”

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, ka propozuar në mbledhjen e sotme që Qeveria të marrë vendimin për emërimin një bordi të përkohshëm mbikëqyrës për ndërmarrjen publike qëndrore “Trepça” sh.a.

Ministrja Hajdari ka propozuar që 4 drejtorë të përkohshëm, tre nga ta përfaqësues të Qeverisë dhe një drejtor përfaqësues i punëtorëve të përbëjnë bordin e përkohshëm mbikëqyrës

“I propozoj Qeverisë të emërojë një bord të përkohshëm mbikëqyrës, duke u bazuar në Ligjin për “Trepçën” dhe në Ligjin për ndërmarrjet publike, Sylejman Hyseni drejtor, Bahri Hyseni, Shyqeri Kelmendi drejtorë dhe Shyqeri Sadiku”, ka propozuar ministrja.

Ky propozim është miratuar me shumicë votash nga kabineti qeveritar, pa vota kundër dhe pa abstenime.