Qeveria ndalon lojërat e fatit për 10 vite

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së sotme mori vendim që ta ndalojë veprimtarinë e bizneseve të lojërave të fatit për një periudhë 10 vjeçare.

Kryeministri Haradinaj bëri të ditur që ky vendim i Qeverisë së Kosovës, nuk përfshin Lotarinë e Kosovës.

Kujtojmë se ky vendim i Qeverisë erdhi pasi që Kuvendi i Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme votoi një rezolutë e cila i kërkonte Qeverisë t’i pezullojë aktivitetet e të gjitha lojërave të fatit, si pasoj e dy vrasjeve që ndodhën ditë më parë.