Qeveria premton nga 100 euro shtesa për punëtorë, studentë e pensionistë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka prezantuar masat e reja në kuadër të pakos mbështetëse.

Në një konferencë për media, Kurti ka njoftuar se për muajin prill, pensionistëve, punëtorëve dhe studentëve do t’iu ndahen nga 100 euro.

“Për muajin prill do ta dyfishojmë vlerën e asistencës sociale, pensionistëve do ja ndajmë 100 euro shtesa për muajin prill. Për herë të parë do të mbështesim në shumë prej 100 euro të gjithë punëtorët e sektorit privat, për mbi 300 mijë. Po ashtu do të ndajmë 100 euro për punëtorët e sektorit publik. Vlera totale e të gjitha këtyre masave është mbi 100 milionë euro”, ka thënë Kurti duke shtuar se nga kjo shumë do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë.

Po ashtu, Kurti ka thënë se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë do t’i hapin rrugë pagës minimale.