Qeveria shpall masa emergjente për kufizim të furnizimit me energji për 60 ditë (DOKUMENT)

Qeveria, në mbledhjen e sotme, ka shpallur masa emergjente për kufizim të furnizimit me energji elektrike në kohëzgjatje prej 60 ditësh.

Këto masa emergjente përfshijnë vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë, njofton Klankosova.tv.

Ekzekutivi ka vendosur po ashtu që të themelojë Komitetin Teknik Emergjent në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, që përbëhet nga zyrtarë të institucioneve relevante apo ndërmarrje të energjisë, i cili ka për qëllim që të identifikojë dhe paraqesë rekomandime për masat kufizuese për ministren Artane Rizvanolli.

Masa të tjera kufizuese, sipas këtij vendimi të qeverisë, janë kufizimet mbi aktivitetet komerciale që kanë të bëjnë me burime të caktuara të energjisë, vendosja e kushteve të veçanta komerciale, kufizimi i tregtimit të energjisë ose vendosja e kushteve të veçanta për tregtim.

Masë tjetër është edhe detyrimi për prodhim të energjisë që do të ndodhë në objekte të saktësuara të prodhimit dhe vendosja e detyrimeve për furnizim me energji për konsumatorë të caktuar vetëm në pajtim me kriteret e parapërcaktuara dhe objektivat e sajuara nga Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes dhe të miriratuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Ekzekutivi kosovar mori këtë vendim pas krizës energjetike që po mbretëron në vend dhe reduktimet diku dyorëshe e diku më gjatë po ndodhin në krejt Kosovën.

VENDIMIN E QEVERISË MUND TA GJENIKËTU