Qindra qytetarë bëjnë homazhe te varret e dëshmorëve në Llap

Sot shënohet Dita e Dëshmorëve në Komunën e Podujevës, njofton Llapi.info

Me këtë rast, qindra qytetarë po bëjnë homazhe pranë varrezave në kompleksin memorial në fshatin Penuhë, memorial ky i përuruar vitin e kaluar.

Mirëpo, në nderim të veprës së tyre nuk është organizuar ndonjë program apo akademi përkujtimore nga Komuna e Podujevës, e kjo e fundit ka organizuar turne në futboll.

Në fotot e siguruara nga Llapi.info shihet se në nderim te veprës së dëshmorëve llapjanë po marrin pjesë qindra qytetarë.