Muja: Kosova ka blerë nga një anti-tank “Javelin” për çdo tank të Serbisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka folur për blerjen e anti-tankëve “Javelin”. Ai ka thënë se Kosova ka blerë nga një anti-tank “Javelin” për çdo tank të Serbisë.

Muja u shpreh se meritat për blerjen e armëve i takojnë Qeverisë Kurti dhe jo ish-pushtetarëve.

“Kjo meritë si te dronat si te anti-tanket është e kësaj qeveria sepse ata i kanë pasur disa kufizime. Një “Javelin” kushton rreth 178 mijë dollarrë dhe 200 “Javelina” , aq sa ka tenka Serbia kushtojnë diku 70-80 milionë dollarë. Unë besoj që po, Serbia i ka diku 240 tanke qaq.”, tha ai

Ai tha se Kosova nuk e do një konflikt në Ballkanin përendimor, por sipas tij rendi biotëror është në kaos dhe në raste të tilla duhet bërë përgatitje.

“Unë besoj se Serbia për ne përbënë rrezik, e kanë manifestuar edhe në rastin e Banjskës. Tash ata blejnë anti-raktorë rusë, e dronë kinez. Shpezimet e tyre në ushtri i kalojnë shpenzimet e kohës së Millosheviqit që ka qenë më i larti”, tha Muja.

Sipas tij Serbia po armatoset shumë dhe klasa politike duhet të mbajë përgjegjësi.

Ai tha se armatosja e Kosovës shërben për paqe.

Muja tha se “Javelin” është treguar shumë efikas në Ukrainë dhe është përgjegjësi kryesor për shkatërrimin e tankeve ruse.

” Kosova ka adoptuar në doktrinën e saj një çasje asimetrike që nënkupton që për invazion për raste të tankeve edhe mjetet e tjera ushtarake që i kanosen Kosovës, adoptohet ‘Javelin’, po supozoj mund të ketë edhe sisteme të tjera. E du që ka oasur një përqëndrim për siguri me një prioreitet të lartë”, tha Muja. /ATV