QKMK u bën thirrje qytetarëve të Kosovës të evitojnë pikën kufitare në Merdar

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u kërkon qytetarëve të Kosovës të mos shfrytëzojnë pikën kufitare të Merdarit me Serbinë, për shkak të protestave dhe bllokadave.

“Njoftohen të gjithë qytetarët, të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikëkalimit Kufitar në Merdar, se në pjesën e serbëve për sot kanë paralajmëruar protesta dhe bllokim të rrugëve, prej orës 12:00-15:00.

Ju inkurajojmë që të përdorni PKK të tjera për qarkullim”, thuhet në njoftim.