Qorrolli: Institucionet po synojnë kapjen e aseteve të Trustit Pensional

Adem Qorrolli, ekspert i ekonomisë, ka thënë se me krijimin e Fondit Sovran, institucionet po synojnë kapjen e aseteve të Trustit Pensional.

Madje ai thotë se vizita e kryeministrit Kurti, në Fondin Pensional për të thotë diçka.

Qorrolli në emisionin Këndi i Debatit” në Tëvë 1, tha se nuk mund ta kuptojë ekonominë e kësaj qeverisje ku e ka aktiv Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe të hapë Fondin Sovran.

“Ta kesh AKP-në dhe ta hapësh Fondin Sovran vetëm këtë ekonomi të kësaj qeverisje. Nuk po e kuptoj. Qëllimi i këtyre institucioneve është t’i kapin asetet e Trustin Pensional të Kosovës të cilat janë të investuara jashtë Kosovës. Të nesërmen mas votimit të Ligjit për këtë fond e ke vizitu Trsutin Pensional, kjo thotë diçka”, ka thënë ai.

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka miratuar Ligjin për Fondin Sovran.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se me miratimin e ligjit për Fondin Sovran, Kosova është vendosur në hartën financiare të rajonit dhe Evropës.

“Me këtë vendim e vendosëm Kosovën në hartën financiare të rajonit dhe të Evropës dhe vumë bazën për krijimin e një trashëgimie për gjeneratat e ardhshme. Fondi Sovran do të punojë që t’i forcojë ndërmarrjet publike të vendit dhe ato t’i shndërrojë në korporata të fuqishme të vendit dhe më tej. Fondi Sovran do të sjellë një cikël të ri investimesh në vend duke e lidhur Kosovën me tregjet botërore financiare dhe duke e ngritur dhe shtuar qarkullimin e kapitalit investiv për gjithë ekonominë e vendit”, kishte thënë Kurti.