“Qysh nuk po të vjen marre”, komentuesit e bëjnë horë Matoshin pasi u zbulua se statuset i shkruan me porosi

E kapi kamera e Nacionales duke marrë instruksione drejtpërsëdrejti nga “Komisarja” e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, për atë se çka duhet të shkruaj e kur duhet ta botojë, për çka edhe raportuam gjerësisht.

“Më vonë”, i tha Dejona Mihali, deputetes Ardiana Matoshi, në pyetjen se kur duhet ta postojë shkrimin që ia kishte shkruar ajo e para kësaj të fundes, si një replikë kundër analistit Ilir Mirena.

E “më vonë”, deputetja Matoshi edhe e postoi shkrimin, anipse paraprakisht Nacionale e publikoi fotografinë për statusin që do të vinte.

Komentuesit në Facebook, pra qytetarët duket se janë indinjuar fortë, kur e panë me sytë e tyre se deputetëve që ata kanë zgjedhur në fakt statuaset ua shkruan krejt dikush tjetër. Dikush që as s’ua ka kërkuar besimin e as nuk mban ndonjë post shtetëror.

Komentet e qytetarëve në postimin e porositur të Matoshit: