Qytetari agresiv sulmoi policët në detyrë zyrtare, arrestohet në Prishtinë

Sot rreth orës 16:00, policia ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore për sulm fizik ndaj policiëve në kryerje të detyrës zyrtare. Rasti ka ndodhur në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë rajonale në Prishtinë, Flora Ahmeti, ka dhënë detaje lidhur me këtë rast për Gazetën Sinjali.

“Fillimisht i dyshuari nuk i është bindur urdhërave të policisë, të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare dhe më pas ka sulmuar fizikisht zyrtarët në fjalë”, tha Ahmeti.

I dyshuari aktualisht po intervistohet në stacionin e policisë.

“Situata është futur shpejt nën kontrollë dhe dyshuari është arrestuar. Ai aktualisht po intervistohet në stacionin policor”, përfundoi Ahmeti.

Në Kosovë janë të shpeshta rastet kur qytetarët nuk u binden urdhërave të policëve, shumë nga ta edhe i sulmojnë policët në detyrë zyrtare.