Matoshi: Kurti është anti-amerikan

Opinionisti Halil Matoshi e ka quajtur anti-amerikan kreun e ekzekutivit.

Këto deklarime ai i bëri në një paraqitje televizive për Kanal10.

Për shkas mori deklaratat e fundit të kryeministrit Kurti, ku hodhi kritika ndaj emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Një kryeministër i tillë, anti-amerikan nuk mund t’i kryej detyrat kushtetutese, prandaj duhet t’ia kthejë mandatin popullit të Kosovës.

Së dyti, thirrjet e militantëve, dhe disa prej eksponentëve të tij, përfshirë edhe ata të lidhur me ish-regjimin jugosllav, për protesta anti-amerikane, ngjallin modelin stalinist në vendin tonë”, tha ndër tjerash Matoshi.