Radhë të gjata në IKShPK për testim, pritet rritje e rasteve me Covid-19

Sot në oborrin e Instituti Kombëtar të Shëndetin Publik (IKShPK) ka numër të madh të qytetarëve që kanë shkuar për t’u testuar ndaj Covid-19.

Indeksonline ka siguruar pamje nga atje, ku shihen radhët e gjata të qytetarëve që po presin.

Ditëve të fundit në Kosovë ka rritje të madhe të rasteve me Covid-19.

Deri më tani janë mbi 5 mijë raste aktive, teksa paralajmërohet përkeqësim i situatës epidemiologjike.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar, për shkak të përhapjes së madhe të variantit Omicron./Indeksonline/