Rakiq: Lista Serbe fitoi të 10 vendet e rezervuara

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka deklaruar se ata fituan një shumicë bindëse dhe 10 vende parlamentare nga zgjedhjet e sotme të parakohshme të zhvilluara sot në Kosovë.

Rakiq tha se kanë fituar aq vende sa janë planifikuar për komunitetin serb në Kosovë.

“Këto zgjedhje u mbajtën në rrethana të veçanta për shkak të pandemisë dhe për shkak të qindra hileve që Prishtina donte të zvogëlonte forcën e popullit serb dhe forcën e Listës Serbe për të luftuar për njerëzit e saj në institucione në Prishtinë. Ne i prishëm synimet e tyre me unitet dhe harmoni”, tha ai.

Tutje Rakiq deklaroi se falënderon udhëheqësit e shtetit serb për këtë arritje.