Rama bën golin e parë në “Air Albania Stadium”, batuta me Kombëtaren: Nesër të jepni shpirtin këtu (Video)

Kryeministria Edi Rama ka vizituar stadiumin e ri “Air Albania” një ditë para ndeshjes përuruese ndaj Francës, për eliminatoret e Euro 2020.

Kreu i qeverisë u takua me presidentin e FSHF, Duka, trajneri Edi Reja, si dhe të gjithë lojtarët kuqezi që kishin dalë për të kryer stërvitjen e parë.

“Është një vepër inxhinierike fantastike. Do të bëjmë një spektakël të vërtet 15 minutash me dritat. Akustika është fantastike. Ngjan pak me stadiumin e Juventusit po është më i bukur”, tha Edi Rama

Pasi vizitoi të gjitha ambientet e impiantit të ri, kryeministri Rama shkëmbeu disa batuta me lojtarët e Kombëtares. Ai i ftoi ata që të japin gjithçka në fushë pavarësisht rezultatit në fund të ndeshjes.

“Në këtë fushë nuk ka rëndësi rezultati. Këtu duhet të mësohen njerëzit që kur vijnë duhet të jepni jetën, 90 minuta zjarr sidomos në minutat shtesë. Në shtesë është makthi”, u shpreh Rama.

Më pas kryeministri Rama gjuajti një 11-metërsh përballë Strakoshës, i cili përfundoi në rrjetë.