Rama bisedë me përfaqësuesit e komuniteteve fetare, kur pritet të hapen kultet në Shqipëri

Pas datës 18 maj do të hartohet një kalendar gradual në lidhje me mbajtjen e aktiviteteve fetare në vend, nën masat e reja të sigurisë. Për të marrë edhe vendimin e përfaqësuesve të komuniteteve fetare në vend, kryeministri Rama pati një diskutim virtual me këta të fundit.

Gjatë diskutimit, përfaqësuesit e komuniteteve fetare kërkuan që aktivitetet fetare në vend të hapen sërish me rregulla të caktuara.

Sipas tyre, strukturat e vendit tonë e lejojnë që të merren masat për të shmangur çdo rrezik, mbajtjen e distancës si dhe për shmangien e çdo rreziku të mundshëm.

Kreu i qeverisë u ka kërkuar përfaqësuesve që të kontribuojnë dhe të bashkëpunojnë për të krijuar një plan për masat që duhen marrë për rikthimin e aktiviteteve.

Rama u shpreh gjithashtu se beson që deri më 18 maj, kur do të jenë konfiguruar me kufizimet e veta i gjithë projekti i fazës së dytë, mund të jepen disa indikacione konkrete për komunitetet fetare./abcnews.al/