“Zelensky as nuk mund të krahasohet me trimërinë e ushtarëve të UÇK-së”, Haxhiu viziton Shytin në spital

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka vizituar bashkëluftëtarin e tij, Bekim Shytin, i cili një ditë më parë iu nënshtrua operimit për t’i larguar disa copa të granatave që i kanë mbetur nga lufta para më shumë se dy dekadave.

Haxhiu shkruan se presidenti i Ukrainës Zelensky as nuk mund të krahasohet me trimërinë e Bekim Shytyt dhe shumë ushtarëve të UÇK-së.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Sot vizitova mikun dhe bashkëluftëtarin tim Bekim Shytin, i cili iu nënshtrua operimit për t’i largur disa copa të granatave që i kanë mbetur nga lufta e fundit prej para 23 viteve.

Bekim Shtyti u plagos disa herë gjatë luftës dhe asnjëherë nuk e ndali pushkën, posa sherohej kthehej në front edhe më i motivuar për ta vazhdur luftën për liri.

Kur Bekim Shtyti u plagos në Oshlan në vitin 1999 kisha fatin t’ia pastroi plagën e lirisë, sot 23 vite pas, në liri i urova shërim të shpejtë té plagëve që ende çdo dité ia kujtojnë luftën.

Ndonëse plagët i mori për lirinë e atdheut Bekim Shyti, për largimin e copave të granatave , sot pagoi faturën 2000 euro.

Ndonse Ligji i garanton mbulim të shpënzimeve nga shteti!!!

Shërim të shpejtë komando!

P.S.

Zelensky as nuk mund të krahasohet me trimerinë e Bekim Shtytit dhe shumë ushtarëve të UÇK-së, me gjithë respektin për prijësinë e luftës që po tregon.