Rama: Dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë pa kushte

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka theksuar se Shqipëria nuk do të dështojë dhe dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë pa kushte.

Përmes një statusi në Twitter, Rama është shprehur i mahnitur nga kazanët e nga ligësitë e të dëshpëruarve që duan me patjetër dështimin e Shqipërisë dhe dështimin me çdo kusht të procesit të dialogut Kosovë/Serbi gjithashtu.

Statusi i plotë:

I mahnitur nga kazanët e nga ligësitë e të dëshpëruarve që duan me patjetër dështimin e Shqipërisë dhe dështimin me çdo kusht të procesit të dialogut Kosovë/Serbi gjithashtu! Por Shqipëria s’do të dështojë kurrsesi dhe dialogu do vazhdojë pa kushte e as paragjykime nga askush.