Rama: Gati nisja e revolucionit digjital në shërbimet për qytetarët (video)

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ditën e parë të rikthimit në zyrë këtë fillim viti ia kushtoi lehtësimit të marrjes së shërbimeve nga qytetarët, quajtur prej tij si revolucioni digjital përmes platformës e-albania.al.

Vetë i pari qeverisë ka testuar këtë sistem duke bërë një aplikim online.
Ai së bashku me Linda Karcanajn, drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, kanë parë menunë e shërbimeve që merren online, raporton Tch.

“Janë 472 aplikime për shërbime që deri dje krijonin radhë nëpër sportele thjesht për një aplikim, i cili tanimë mund të bëhet online, përmes smartfonit apo kompjuterit’, shkruan Rama në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

GATI NISJA E REVOLUCIONIT DIGJITAL NË SHËRBIMET PËR QYTETARËT.

Janë 472 aplikime për shërbime që deri dje krijonin radhë nëpër sportele thjesht për një aplikim, i cili tanimë mund të bëhet online, përmes smartfonit apo kompjuterit??

• Qytetarëve nuk do t’u kërkohen më dokumente shtetëtorë kur aplikojnë, po vetëm dokumenta që janë individualë?

• Të gjithë dokumentet shtetërorë të nevojshëm për dosjen e aplikimit online, do të sigurohen për llogari të qytetarit, nga vetë punonjësi i sportelit përkatës??‍??

• Qytetarët do të mund ta ndjekin online ecurinë e aplikimit të tyre dhe do të paraqiten në sportel vetëm nëse prezenca e tyre është e detyrueshme nga përcaktimet ligjore për të marrë shërbimin?

• Ky proces transformues rrënjësor do të zhdukë brenda 2020-ës, radhët për të kërkuar një shërbim; shkurtojë kohën e humbur për të marrë një shërbim; eliminojë masivisht rryshfetin?

• Në qershor do të hyjë online blloku i dytë prej 395 shërbimesh dhe deri në fund të vitit 2020 do të jenë 91% të të gjitha aplikimeve për shërbime (me pak përjashtime të paevitueshme dot për shkak të nevojës së paraqitjes së personit për një aplikim) do të bëhen vetëm online në https://e-albania.al