Rama: Hapja e Zyrës Doganore në Durrës, një hap drejtë bashkimit doganor mes Kosovës dhe Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se “ndihet mirë që sot po mblidhen në një stacion tjetër të rrugëtimit të projektuar në mbledhjen e dy qeverive për të hapur Zyrën Doganore të Kosovës në Durrës”.
I pari i Qeverisë Shqiptare me këtë rast theksoi se: “Kjo po bëhet për ta kthyer kështu portin e Durrësit jo vetëm në një Doganë të Shqipërisë, por edhe në Doganë të Kosovës, duke shtuar se ky është hapi i parë i rëndësishëm drejt bashkimit të plotë doganor në mes të Shqipërisë dhe Kosovës”.
Rama ndër të tjera tregoi edhe për qëllimin e hapjes së kësaj zyre.
“shkurtimi i burokracive, i orëve të pritjes së kontrolleve, i kostove të pallogaritshme për bizneset janë efekt i drejtpërdrejtë i hapjes së kësaj zyreje doganore”.