Rama i përgjigjet ministres bullgare: Hiqni VETO-n ose më duroni mua

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter i është përgjigjur ministres së Jashtme të Bullgarisë, e cila u shpreh e indinjuar lidhur me gjuhën e përdorur nga kryeministri gjatë samitit.

Presim që kryeministri shqiptar të marrë parasysh mjetet e tij shprehëse në një gjuhë që i përshtatet një politikani nga një vend kandidat për anëtarësim në BE.

Ndërkaq, Rama në reagimin e tij shprehet se njësoj siç ka Bullgaria problem me mënyrën e tij të të shprehurit, edhe kryeministri ka problem me mënyrën se si i trajton Bullgaria çështjet bilaterale.

“Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të të folurit! Mjaft e drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO-s! Miq: Hiqni VETO-n ose duroni me mua!”.