Rama i përshkuan me pak fjali kundërshtarët: Meta njeri me hënë! Berisha lider karizmatik, Basha pa karakter

Kryeministri Edi Rama i ka përshkruar me disa fjalë kundërshtarët e tij politik, duke filluar nga presidenti Ilir Meta, ish- kryeministri Sali Berisha dhe kryedemokrati Lulzim Basha.

Presidentin ilir Meta, Rama e quan njeri me hënë. Ish- kryeministrit Berisha, Rama i njeh meritat, duke e quajtur një lider karizmatik, e ndërsa për kryedemokratin Lulzim Basha i qëndron mendimit se është një lider pa karakter.

“Berisha, ka qenë dhe është….tani më mirë të mos flasin se është në rënie të lirë, por karizmatik, shumë i vendosur dhe mbi të gjitha shumë i aftë për të shkuar drejt objektivit dhe për të mos u hallakatur gjatë rrugës.

Lulzim Basha është një drejtues pa karakter. Nuk ka karakter, si të them. Kjo tryezë ka karakter, ky abazhur ka karakter, ky mermer këtu ka karakter, ndërkohë që ajo është një lloj paluzeje, që nuk di merr formën, nuk di. Se ka politikanë që marrin formën e vazos gjithmonë, por nuk janë lider. Nuk ka lider që merr formën e vazos.

Iliri është dy në një. Nuk është dy njerëz të ndryshëm në dy periudha të ndryshme historike, por është dy njerëz në një në çdo moment, është njeri shumë i dyzuar. Dhe ajo që unë them duket si figurë letrare, por është fatkeqësisht e vërtetë në këtë rast. Por Iliri është njeri me hënë. Është shumë i pasigurt brenda vetes dhe kjo e bën të paqëndrueshëm, por në thelb nuk kam asnjë gjë me të”, tha Rama i ftuar në Opinion.