Vjen bomba nga Spanja, Ronaldo rikthehet në Real Madrid

Sipas medias spanjolle GOL, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka arritur që ta bind Ronaldon që të kthehet në Madrid

Media spanjolle GOL, ka shkruar në orët e mbrëmjes që presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka arritur që ta bind Ronaldon që të rikthehet në Real Madrid.

“Florentino Perez ka arritur ta bind Ronaldon që të kthehet në Real Madrid. Mungesa e golave ka bërë që Ronaldo ta mendojë rikthimin që në muajin janar”, shkruan kjo media.

Ronaldo u transferua në Juventus verën e kaluar, pas Botërorit në Rusi.

Megjithatë, Ronaldo nuk ka shënuar shumë gola me Zonjën e Vjetër, nëse krahasohet me karrierën e tij disa vjeçare në Real Madrid. /GazetaExpress/