Rama jep lajmin e mirë: Do t’i dhurojmë Kosovës vaksina kundër koronavirusit

Kryeministri Rama pas lajmit të mirë se siguruam vaksinën, u shpreh se Shqipëria do të ndihmojë edhe Kosovën.

Rama tha se është e pamundur që të përballohet e gjithë nevoja e Kosovës për vaksina, por se do t’i mundësohen doza për vaksinimin e stafit të spitalit të Prishtinës që po trajton të sëmurët me koronavirus.

Duke thënë këtë, kryeministri nuk i kurseu kritikat për BE-në, ku tha se u treguan egoistë në këtë drejtim, por sipas tij, Shqipëria nuk do të sillet kështu me Kosovën.