Rama këmbëngulës: Paketa antishpifje nesër për votim në Kuvend

Kryeministri Rama vazhdon të jetë këmbëngulës se paketa antishpifje nesër do të shkojë për miratim në seancën plenare të Kuvendit.

Rama shkruan se është i keqardhur për ata që mendojnë se po cenohet liria e shprehjes pasi nuk e kanë lexuar ligjin e ri.

Sipas tij ky ligj është konsultuar me OSBE dhe është dakordësuar dhe me ekspertët e Vjenës.

“Keqardhje për ata që lirinë e shprehjes e përdorin për t’u ankuar për mungesën e lirisë;për ata që nxjerrin deklarata pa lidhje fare me ligjin e ri; për ata që çirren për diktat imagjinar mbi mediat dhe për të gjithë bashkë që as nuk e kanë lexuar tekstin. Projekti do të hyjë nesër për miratim në seancë pas një pune të përbashkët thuajse njëvjeçare me OSBE e i dakordësuar 100% me ekspertët e zyrës së Vienës nën drejtimin e Harlem Desir. I falenderoj për kontributin e çmuar dhe angazhimin në vazhdim për aktet nënligjore”, shkruan Kryeministri./abcnews.al