Rama në selinë e PDK-së, pritet nga Veseli

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në vazhdën e takimeve të sotme me liderët politikë në Kosovë, i ka shkuar në selinë e partisë, edhe kreut të PDK-së Kadri Veselit.

Ramën para selisë së PDK-së e ka pritur Veseli.

Rama gjatë ditës sotme ka takuar kryeministrin Avduallah Hoti, kryeparlamentaren, Vjosa Osmani, kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj si dhe më ish-kryeministrin Albin Kurti.

Më vonë Rama do të takohet edhe me presidentin Thaçi, më të cili do ta kenë edhe një darkë. /Lajmi.net/