Rama: Ngushtohet rrethi i keqbërësve

Pas arrestimit të një tjetër autori të dyshuar si të përfshirë në grabitjen e 9 prillit në aeroportin e Rinasit, menjëherë ka reaguar kryeministrit Edi Rama.

Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, Rama shkruan se rrethi i keqbërësve po ngushtohet dhe se Policia e Shteti ka shkuar në një tjetër nivel.

Statusi i Edi Ramës:

Arrestohet edhe një autor tjetër i grabitjes së Rinasit, duke e ngushtuar më tej rrethin e keqbërësve falë punës intensive dhe profesionale të Policisë së Shtetit. E cila po provon se ka kaluar në një nivel të ri fuqie goditëse ndaj krimit, duke folur përditë me rezultate konkrete./Fokusi.info/