Zhduket një person në Prizren, familja thotë që kanë informacion se gjendet në Tiranë

Policia e Kosovës (PK) njofton se një person është raportuar i zhdukur në Prizren dhe se ankuesja që e ka raportuar rastin, ka thënë se kanë informacione se i njëjti gjendet në Tiranë.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se viktima ka dalë nga shtëpia nga 6 shtatori dhe më nuk është kthyer.

“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia me datën 06.09.2022 dhe e njëjta ka informacione se ai gjendet diku në Tiranë”, thuhet në njoftim./Fokusi.info/